Mustafa: Kurti dhe Vuçiqi po i vënë kushte njëri-tjetrit - NACIONALE

Mustafa: Kurti dhe Vuçiqi po i vënë kushte njëri-tjetrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka dënuar kidnapimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti me të drejtë po kërkon lirimin e tyre.

Në një intervistë për emisionin “Prime Time” në Kanal 10, Mustafa ka thënë se ata po mbahen peng në Serbi.

Sipas tij, Kurti dhe Vuçiq në këtë proces i vendonin kushte njeri tjetrit.

Po tani problem është që këta po i vejnë kushte njëri-tjetrit. Vuçiqi i vë kusht që të lirohen krejt serbët e arrestuar në Kosovë. Në anën tjetër Kurit, me të drejt kësaj radhe po kërkon që të lirohen tre policët sepse ata janë grabitur, kidnapuar në territor të Republikës së Kosovës. Ata po qëndrojnë si peng atje, pa e kryer asnjë veprim në Serbi e as kundër Serbisë”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka bërë me dije se deri me tani nuk ka parë ndonjë gatishmëri të palëve që të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe ta diskutojnë këtë çështje.

Lajme të ngjashme