Mustafa kritikon Lajçakun: Bëri deklaratë jodiplomatike, draft-statuti i Ekipit Menaxhues pamflet pa lidhje me marrëveshjet - NACIONALE

Mustafa kritikon Lajçakun: Bëri deklaratë jodiplomatike, draft-statuti i Ekipit Menaxhues pamflet pa lidhje me marrëveshjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar emisarin e BE-së, Mirosllav Lajçak, për deklaratë jodiplomatike.

Lajçak tha pas takimit me kryeministrin Albin Kurti se kishte vetëm dy rrugë përpara: normalizim apo konfrontim.

Sipas profesorit Mustafa kjo ishte një deklaratë jodiplomatike.

“Është një deklaratë jodiplomatike. Ndërmjet normalizimit dhe konfrontimit ka shumë rrugë, variante dhe alternativa. Draft-statuti i dorëzuar në Bruksel nuk është bazë e normalizimit. Është një pamflet që s’ka asnjë lidhje me marrëveshjen e vitit 2013 dhe me dokumentin për parimet e vitit 2015,” – u shpreh ish-kryeministri.

Edhe kryeministri aktual Kurti ka pasur vlerësime shumë negative për draft-statutin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shpërbërë. Ai kishte deklaruar se ai draft-statut përbënte dëshirë për të bërë Republika Srpska në Kosovë.

Kurti po ashtu kishte përmendur garancinë që i ishte dhënë ish-kryeministrit Mustafa nga Federica Mogherini, paraardhësja e Josep Borrellit, në lidhje me çështjen në fjalë.

Lajme të ngjashme