Mustafa i PDK-së: Edhe i morrët 51% edhe e çoni vendin në zgjedhje, ju as të interesuar për të qeverisur nuk jeni
Arben Mustafa i Partisë Demokratike të Kosovës tha se pushteti nuk është i interesuar të qeveris por vetëm të rrijë në kapacitet “në detyrë” duke e çuar vendin në zgjedhje, anipse i kanë fituar 51%.
Mustafa tha se ky rezultat i marrë dhe çuarja e vendit në zgjedhje “tregon se ju nuk jeni as të gatshëm as të interesuar” për të qeverisur me vendin.
“Rritja e çmimit të energjisë elektrike e ka rrit koston e prodhimit të bizneseve, dhe për rrjedhojë i ka rritë çmimet e produketeve në Kosovë. Që në këtë rritje të çmimeve ka dorë edhe mosveprimi i juaj dhe moskryerja e detyrave të juaja. Çka keni prodhu ju? Kriza. Edhe në një të tillë jemi edhe tani.
Të fitosh 51% dhe ta çosh vendin në zgjedhje tregon se ju nuk jeni as të gatshëm as të interesuar me i kry punët për të cilat jeni zgjedhë. Derisa po shkojmë nga zgjedhjet në zgjedhje, ju vazhdoni të rrini në zyre dhe të shfrytëzoni benefitet e pushtetit. Prandaj edhe nuk i shmangeni zgjedhjet të njëpasnjëshme, sepse po rrini në pushtet dhe po i shmangeni përgjegjësive,” tha Mustafa.