Musliu: VV-ja po e rrënon administratën, sot po zyrtarizohet diktatura
Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se sot me votën e Vetëvendosjes po rrënohet sistemi i administratës shtetërore.
Sot, në Kuvend është duke u mbajtur seanca për shqyrtimin e Projektligjit për Pagat e Zyrtarëve Publik dhe Projektligji për Pagat në Sektorin Publik.
Musliu ka kritikuar pozitën por edhe sindikatat, që sipas sajë do të duhej të i nxirrnin punëtorët në rrugë.
"Po kërkoni Opozite konstruktive, ja ku e keni. Sot është dashtë sindikatat e punëtoreve ti nxjerrin të gjithë punëtoret në rrugë. Sot në Kuvendin e Kosovës me votën e VV-së po rrënohet sistemi i administratës shtetërore.", ka thënë Musliu.
Sipas Musliut, më votimin e këtij ligji, është zyrtarizuar diktatura.
"Sot po zyrtarizohet diktatura!Nesër është tepër vonë!", ka deklaruar ajo.