Musliu-Shoshi kërkesë kryeministrit pas vërshimeve në vend
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka vizituar gjatë ditës Skenderajn pas vërshimeve.
Musliu-Shoshi ka thënë se çdo kryeministër në botën demokratike takon nga afër qytetarët pas fatkeqësive natyre, dhe e njëjta ka thënë se ndasitë nuk na dërgojnë askund.
“Nuk ka kryeministër në botën demokratike që nuk shkon me i pa nga afër të gjitha qytetet, fshatrat, me i taku banorët e bizneset e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore, me ofru përkrahje morale e financiare. Ndasitë nuk na dërgojnë askund! Aq të vegjël jemi, saqë edhe të bashkuar nuk përbëjmë as forcë e as fuqi të theksuar as në rajon e lerë më gjerë.” – ka shkruar ajo.
Deputetja e PDK-së e ka lutur kryeministrin e qeverinë që t’i ndihmoi qytetet e prekura nga vërshimet.
“Prandaj, me tërë njerëzinë të lutem kryeministër e qeveri, ndihmoni këto qytetet. Banorët e këtyre vendeve, fëmijët, nënat, personat në moshë të shtyrë, URGJENTISHT kanë nevojë për ndihmë! Skenderaj, Mitrovicë, Klinë, Istog e Podujevë bashkëndjej thellë në zemër e shpirt me secilin nga ju. Zoti ju ndihmoftë.” – ka shkruar Musliu - Shoshi.
