Musliu Shoshi ia numëron në fytyrë Kurtit 22 premtimet e parealizuara
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Musliu-Shoshi, i ka renditur qeverisë Kurti një-nga-një njëzet e dy premtimet e parealizuara gjatë këtyre katër viteve.
Ndërsa po diskutohej për buxhetin në Kuvend, Musliu-Shoshi theksoi nevojën të reflektohet mbi standardin e jetesës së qytetarëve
Pjesë nga fjalimi i deputetes:
Për korrektësi, dua t’i sjellë në kujtesë të qytetarëve disa nga këto zotime të rëndësishme të cilat, pavarësisht resurseve publike dhe fuqisë politike që kjo qeveri ka pasë, mbeten të parealizuara:
- U premtua Fondi Sovran dhe Banka Zhvillimore të Republikës së Kosovës.
- U premtua se do të shuhet Agjencinë Kosovare të Privatizimit?
- U premtua se do të ketë furnizim me energji të vazhdueshme dhe të përballueshme, por sot qytetarët paguajn mbi 120% me shume dhe kanë mungesë të furnizimit me rrymë, 25 vjet pas luftës.
- U premtua të krijohet një administratë publike që nuk u kërkon ryshfet e nuk iu vendos haraç… provuat të futni frikën në asht te secili punëtor në administratën publike, i nënqmuat e qëllimi ishte të shëndrrohen në servil të pushtetit. Nuk ia arritët!
- Premtuat fuqizim te bashkepunimit me sindikatat… nuk i merrni parasyshë fare, nuk I pranoni as në takim, nuk I ndëgjoni asnjë kërkesë e ankesë të tyre.
- Premtuat 12 muaj pushim të lehonise dhe ai prindor për të 2 prinderit! Nuk u realizua.
- Premtuat se Nenat e papuna per 6 muaj te pushimit te lehonise do te paguani pagen minimale 250 Euro! Lerë që nuk paguhen por sot kur po flasim ende nuk I kane pranuar asnjë shtesë per muajin tetor.
- Premtuat se do te MBJELLNI shprehi te punes, Skema e Punesimit te Garantuar (16-18 vjec)do te kene mundesi te perfitimit te pages dhe vendit te pune te garantuar nga shteti deri 1 vit te plote. Një mashtrim për rininë, një enderr e kotë!
- Premtuat Tekno-park dhe hapesira per start-ups, 2 mij grante ne vit, ne vlere totale 20 milion Euro te destinuara per qira dhe pajisje. Mbetet një iluzion e mshtrim!
- Premtuat mbeshtetje per qeverisjen vendore komunale- politika të reja transformuese – formimi I GRANTIT TE KATERT per komunat- granti per investimet kapitale. Premtuat alokim mbi 600 milion euro për komunat. Sot komunat qe nuk janë nën udhëheqjen e LVV, e që fatmirësisht janë shumicë apsolute, janë të ndëshkuara nga kjo qeveri. Ende nuk janë paguar as dëmet e vërshimeve që u përfshien shumë komuna e u dëmtuan shumë familje e biznese.
- Premtuat planin e sigurimit te banimit te perballueshem per çifteve të reja, grave kryefamiljare pë shërbyesit publik si arsimtarët, infermierët, policët, zjarrfikës dhe administrate publike!
- U premtuan nga 50 euro për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 7 mijë euro në vit, nga 100 euro për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 6 mijë euro, dhe nga 150 euro për secilin fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 5 mijë euro. Pra matematika nuk I funskionon Kryeministrit, SOT i marrin vetem nga 20 EURO e shumë fëmijë kanë ngel edhe pa furnizim me libra.
- U premtua se për fëmijët do të krijohen vende të mjaftueshme në çerdhe duke i ndërtuar 160 çerdhe në të gjithë vendin dhe shujta falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën. ASNJE QERDHE!
- U premtua se do te hiqen te gjitha pagesat per regjistrimin e prones, përkundrazi, qytetarët do të paguajnë dyfishin e tatimit në pronë për biznese dhe 150% per prone private e 200% për biznese. Shembull I thjeshtë, nese një biznes sot paguan tatim në prone 40 mijë euro, nga data 1 janar do të paguaj, 200 mijë euro. Tani ke marr vendim për shtyrje deri ne 2026.
- U premtua se për të moshuarit do t’i ndërtoni 5 shtëpi të tjera me shërbimet e përkujdesjes për ta. ASNJË!
- U premtua Anetaresimi i Kosoves ne Fondin Nderkombetar per Zhvillimin e Bujqesise dhe financimi bujqesine per cdo vit deri ne 100 milion euro. Mashtrim, deshtim, izolim!
- U premtua Zhvillim i Trepçës si hapi më të rëndësishëm për bashkimin e qytetit të Mitrovicës të ndarë në dy komuna. Sot, Minatorët i ngujoni në 700m nën tokë, I lëni në grevë e I përjashtoni pa arsye cdo dite nga puna.Asnjë investim kapital.
- Premtuat, funksionalizimin e Aeroportit te Gjakoves! Avionët skanë të ndalur.
- Premtuat, sigurime shëndetësore dhe 40 milion rritje çdo vit të buxhetit për shëndetësi.. ! Ofendim, as barnat esenciale nuk janë siguruar, qytetarët detyrohet të blejnë edhe batanije, edhe mbuloja për shtrat e shiring
- Premtuat se do të rrisni numrin e qendrave dhe shërbimeve për gjendje të caktuara si autizmi, sindromi Down etj. ASNJË hap më të voglin nuk e keni bërë, pavarësisht nevojës së familjeve!
- Premtuat rikthimin e Ministrisë të Integrimit, anëtarësim në Këshill të Evropës e NATO! Ministria e Integrimit përfundoj në zyre të BESNIK Bislimit e Kosova në masa të BE-së dhe totalisht e izoluar.
- Për më tepër premtuat 15 milion për projektet, buxhet të veçantë për institucionet e artit e investime të mëdha nacionale si ndërtimin e Stadiumit, pishinës Olimpike, operan dhe baleti- përderisa për 4 vite as wc publike nuk keni arrit të ndërtoni.
Pra vetëm në këto 22 premtime pasqyrohet niveli i mashtrimit për 4 vite nga ky pushtet duke mos përmendur edhe shumë tjera në planin qeverisës KURTI 2.