Musliu: Opozitarizimi i PDK-së do të ndryshojë, nuk do të tolerojmë matrapazët ta shkatërrojnë shtetin
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka bërë me dije se opozitarizmi i kësaj partie do të ndryshojë.
Në një intervistë për gazetën Nacionale, ajo ka deklaruar se opozitarizimi i deritashëm i PDK-së nuk ka sjell rezultatet e dëshiruara.
“Patjetër që do të ndryshojë. Opozitarizmi i deritashëm nuk ka sjell rezultatet e dëshiruara sepse përderisa PDK ka synuar një opozitarizëm konstruktiv, Vetëvendosja ka vazhduar opozitarizmin e saj ndaj nesh. Në vend që të qeveriste me vendin, VV-ja çdo ditë ka ushtruar propagandën e saj ndaj PDK-së”, ka thënë ajo.
Ajo ka vlerësuar se PDK-ja e duhet të iu tregojë qytetarëve se është partia më meritore në vend.
“Prandaj, PDK-ja e ka shansin e fundit që t`i tregoi VV-së dhe qytetarëve të këtij vendi se është partia më meritore për të gjitha të arriturat e deritashme dhe se nuk do të tolerojë në asnjë mënyrë që një matrapaz, një hajn klasik dhe një demagog të shkatërroj këtë shtet të krijuar mbi sakrificën e shumë brezave”, është shprehur ajo.
