Musliu kritikon ashpër Kurtin dhe Osmanin: Nuk ka pasur fare nevojë për bllokadë, Kushtetuta është qartë - NACIONALE

Musliu kritikon ashpër Kurtin dhe Osmanin: Nuk ka pasur fare nevojë për bllokadë, Kushtetuta është qartë

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani për krizën politike rreth zgjedhjes së presidentit të ri.

Ajo ka bërë me dije se bllokadat që janë paraqitur në këtë proces kanë qenë të menduar nga dy krerët institucionalë.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Musliu ka deklaruar se Kurti dhe Osmani po luftojnë për interesat e tyre të ngushta.

“Nuk është e mundur që një kryeministër dhe një presidente të mos i dinë procedurat për zgjedhjen e presidentit. Kjo është një situatë e planifikuar dhe një skenar që po vazhdon. Nuk ka pasur fare nevojë për bllokadë. Ajo është krijuar me vetëdëshirë dhe për ego personale. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe ligjet e Kosovës janë shumë të qarta, ndërsa ne sot ndodhemi në këtë situatë për shkak të inateve personale të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Debatet e tilla i konvenojnë vetëm Kurtit. Bllokada është bërë për të mbuluar paaftësinë dhe keqqeverisjen, si dhe për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale me të cilat përballen qytetarët”, ka deklaruar Musliu.

Lajme të ngjashme