Musliu: KQZ-ja e diplomacia jonë u vunë në shërbim të votave për VV-në, misionet e mbushura me militantë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe diplomacia e vendit, janë vënë në shërbim të votave për Lëvizjen Vetëvendosje.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se misionet janë mbushur me militant partiakë, që kanë detyrë sigurimin e votave për kryeministrin Albin Kurti e kryediplomaten Donika Gërvalla.
“Tani po bëhët e qartë:
Se ankesat e mërgimtarëve që KQZ po i pengon të regjistrohen si votues nëpër misionet tona diplomatike jashtë vendit paskan qenë të vërteta.
Se misionet tona jashtë vendit janë të mbushura me militantë partiak, të cilët të vetmen detyrë e kanë sigurimin e votave për Albinin dhe Donikën.
Se shteti, në të gjitha hallkat e tij, është i kapur.
Se jemi në prag të instalimit të një diktature.
Diaspora jonë nuk është e Albin Kurtit, por mundësitë më të mira po ju ofrohen atyre që po bërtasin “ Albin baba” dhe kjo çështje duhet ndjekur nga institucionet përgjegjëse” – ka shkruar ajo.