Mushkolaj thotë se organizata e afërt me VV-në keqpërdori emrin e Astrit Deharit, publikon edhe një foto - NACIONALE

Mushkolaj thotë se organizata e afërt me VV-në keqpërdori emrin e Astrit Deharit, publikon edhe një foto

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se organizata “Studim, Kritikë, Veprim”, e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, ka vendosur një pllakë me emrin e Astrit Deharit pranë zyrave të tij, duke thënë se po keqpërdoret emri i ish-aktivistit të ndjerë.

Mushkolaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se pllaka u vendos për ta shënjuar një hapësirë të gjelbër, e cila s’i ka as 10 metra katrorë.

“Pra, nuk bëhet fjalë për kurrfarë parku dhe nuk është hiç veprim i dinjitetshëm që të "emërtohet" me emrin e Astritit një hapësirë koti”, ka shkruar tutje ai.

Në fund, Mushkolaj ka thënë se kështu nuk ndërohet Astrit Dehari, por vetëm keqpërdoret emri i tij.

Postimi i plotë i Mushkolajt:

Organizata studentore e afërt me VV'në e paska vënë këtë pllakë para zyrës së vet në Ulpianë. E paska përdorur emrin e Astrit Deharit, për ta shenjuar një hapësirë të gjelbër as 10 metra katrorë. Pra, nuk bëhet fjalë për kurrfarë parku dhe nuk është hiç veprim i dinjitetshëm që të "emërtohet" me emrin e Astritit një hapësirë koti. Kështu nuk e nderojnë Astritin, përkundrazi, e keqpërdorin emrin e tij.

Lajme të ngjashme