Mushkolaj përmend edhe ndëhyrjen e presidentes në Turqi: E ka gojën plotë transparencë, fshihet prej qytetarëve
Herën e parë në Turqi, e tash në Prishtinë, Vjosa Osmani u përpoq të mos i bëjë publike ndërhyrjet kirurgjikale. Presidentja, e cila gojën e ka plot transparencë, fshihet prej qytetarëve që i udhëheq. Marrëzi.
Analisti Imer Mushkolaj në lidhje me operimin e presidentes Vjosa Osmani në një spital privat, ka thënë se e njëjta derisa flet për transparencë, po fshihet prej qytetarëve që i udhëheq.
Mushkolaj përmes një reagimi në Facebook, ka përmendur ndërhyrjen e parë kirurgjike të presidentes në Turqi.
“Herën e parë në Turqi, e tash në Prishtinë, Vjosa Osmani u përpoq të mos i bëjë publike ndërhyrjet kirurgjikale. Presidentja, e cila gojën e ka plot transparencë, fshihet prej qytetarëve që i udhëheq. Marrëzi”, ka shkruar ai tutje.
Presidenca reagon pas raportimit Nacionales
Presidenca e Kosovës nuk kishte dhënë asnjë informacion për shtrirjen në spital të presidentes Osmani.
Vetëm pas raportimit të gazetës Nacionale se shefja e shtetit është shtrirë në spitalin privat “Aloka”, Zyra e Presidencës ka dal me njoftim.
Në njoftimin është thënë se e para e vendit paraprakisht kishte bartur përkohësisht kompetencat te kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses. Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca”, është thënë në zyrën e Presidentes.
Me tej, thuhet se e para e vendit shumë shpejt do të jetë e gatshme për ushtrimin e kompetencave të saj.
“Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike. Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e medieve për të respektuar të drejtën fundamentale për privatësi të Presidentes, që është e garantuar me kushtetutë”, është thënë në njoftim.
Shtrirja e presidentes në një spital privat dhe jo në QKUK ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik.
