Mushkolaj për situatën në veri: Zgjdhjen e shoh dorëheqjen e kryetarëve, por hapin e parë s'po e shoh
Analisti Imer Mushkolaj ka theksuar në "Debat Plus" se përgjegjësia për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën në veri të Kosovës i takon kryeministrit Albin Kurti. Ai ka vlerësuar se një kryeministër i përgjegjshëm vlerësohet kur gjen zgjidhje në momente të vështira, siç është situata aktuale në veri.
Mushkolaj më tej ka kritikuar mbylljen e kryetarit të Leposaviqit brenda objektit komunal duke theksuar se nuk mund të ofrojë shërbime.
Analisti ka sugjeruar se zgjidhja më e mirë për situatën është që kryetarët e ri të komunave veriore të japin dorëheqje në një moment të caktuar. Mushkolaj ka thënë se Qeveria duhet të angazhohet në pastrimin e veriut nga elementët kriminalë, dhe ka kërkuar transparencë në përcaktimin e numrit dhe identitetit të këtyre individëve.
“Më tepër se një vendosmëri e Qeverisë, me mbajt me çdo kusht pushtetin, edhe pse nuk është çështje të mbahet pushteti me ata kryetar, ata janë të ligjshëm, për mua është problematike nëse ata nuk mund ta ushtrojnë funksionin, sepse ata nuk janë vetëm kryetar, kemi të bëjmë me aparaturë komunale që duhet të marrin vendime, nuk besoj që Hetemi i mbyllur në objekt, mund të ofrojë shërbime duke ndejt 38 ditë i mbyllur," - ka Mushkolaj.
Analisti ka sugjeruar se zgjidhja më e mirë për situatën është që kryetarët e ri të komunave veriore të japin dorëheqje në një moment të caktuar. Mushkolaj ka thënë se Qeveria duhet të angazhohet në pastrimin e veriut nga kriminalët e pretenduar.
“Zgjidhjen e shoh dorëheqjen nga ana e kryetarëve në moment të caktum, por nuk po e shoh hapin e parë që duhet bërë. Qeveria po thotë, hapi i parë është të pastrohet veriu nga kriminelët e pretendum. Okej. Janë disa arrestime, por nuk e di sa është numri i kriminelëve që po i përmend Qeveria, nuk e di kush janë. Nëse janë 40, 100 a po 200, s'është me rëndësi le të na tregon Qeveria kur ka me pastru veriun nga këta eskponent problematikë,” - pohoi ai.