Mushkolaj: Memli e Lumiri duhet ta sfidojnë Albinin me ide, jo me shikime të blera
Natën e sontme, gazeta Nacionale ka raportuar për blerje të shikimeve nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Për këtë ka reaguar analisti Imer Mushkolaj, duke thënë se krerët e LDK-së e PDK-së do të duhej ta sfidonin kryeminstrin aktual me ide e jo me shikime të blera në Facebook.
“Memli e Lumiri është mirë që Albinin me e sfidu me ide e kreativitet, e jo me shikime të blera në Facebook. Fort të kompleksuem prej Albinit”, ka shkruar Mushkolaj.
Kujtojmë se sonte Albin Kurti, Lumir Abdixhiku e Memli Krasniqi kanë qenë të ftuar në të njejtën kohë, në emisone të ndryshme. Pasi emisionet kanë përfunduar, nga analizimi i shikueshmërisë është vënë re disproporcion i dukshëm. /Nacionale/