Mushkolaj: Automjeti i MUP-it u konfiskua nga Policia, sulmin terrorist e organizoi Beogradi
Analisti Imer Mushkolaj ka shpërndarë një fotografi të veturës së konfiskuar nga Policia e Kosovës, ku në ballë të saj janë vendosur dokumente të veturës e që bëjnë të ditur se i njejti është pronë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Sipas Mushkolajt, tashmë s’ka dyshime se organizimin e këtij sulmi terrorist e ka bërë Serbia.
E plotë:
“Automjet i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i konfiskuar nga Policia e Kosovës në Banjskë. A nevojiten prova të tjera, që me e konstatu organizimin e sulmit terrorist nga Beogradi?”