Murphy: Asociacioni duhet të zbatohet, ShBA do të bëjë ç'të jetë e mundur që të jeni në institucionet transatlantike - NACIONALE

Murphy: Asociacioni duhet të zbatohet, ShBA do të bëjë ç'të jetë e mundur që të jeni në institucionet transatlantike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara do të bëjnë “ç’të jetë e mundur” të sigurohen që Kosova të jetë në rrugën e saj të integrimit në institucionet transatlantike dhe të Bashkimit Evropian, tha senatori demokrat amerikan, Chris Murphy, në një konferencë të përbashkët për media me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në dritë të kësaj, Murphy e përshëndeti Marrëveshjen Bazë për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa palëve u bëri thirrje për zbatimin e dispozitave të caktuara: Kosova të themelojë Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, si dhe Serbia të njohë dokumentet shtetërore dhe të mos pengojë anëtarësimit e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Prandaj, neve na vjen edhe mirë të shohim marrëveshjen e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku përfshihet njohja e ndërsjellë e njohjes së dokumenteve zyrtare, por edhe hapat e vështirë që duhet të ndërmerren nga të dyja palët. Serbia duhet të ndalojë së penguari Kosovën, të drejën e Kosovës për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare”, tha Chris Murphy.

Dhe, siç e tha edha presidentja, Kosova ka marrë përkushtimin për t’u lejtuar komunave të bashkohen dhe të formojnë një Asociacion dhe mendoj se zotimet sipas asaj marrëveshje të realizohen sa më shpejtë të jetë e munduur. Patëm mundësitë të shkëmbejmë pikëpamjet e sinqerta për këto”.

Senatori amerikan tha se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe ShBA janë të fuqishme dhe të palëkundura. “Nuk është rastësi që udhëtimin tonë po e fillojmë në Kosovë. Kjo aleancë, kjo marrëdhënie dyshtetërore është e fuqishme, e qëndrueshme dhe është jetike. ShBA kur ka nevojë, thirrja e parë është te miqtë tanë në Kosovë”.

Veç kësaj, jemi këtu edhe të sigurohemi që Shtetet e Bashkuara të Ameriksë do të bëjnë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur Kosovën në një rrugëtimdrejt institucioneve translantike dhe Bashkimit Evropian”, tha ai.

Ndërkaq, Osmani, tha se Kosova të zbatojë të gjitha detyrimet që i ka ndërmarrë në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit.

Sa i përket marrëveshjes në Bruksel dhe Ohrit, Kosova nuk do t’i ik detyrimeve të saj. Kosova do t’i zbatojë të gjitha detyrimet e saja që janë si rezultat i dialogut. Multietniciteti është vlerë e mishëruar në Kushtetutën tonë”, tha tutje Osmani.

Murphy, kaherë ka artikuluar qëndrimin amerikan se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë për bazë “njohjen e ndërsjellë të ekzistencës juridike”, gjë të cilën e ishte artikuluar edhe vitin e kaluar në vizitën e tij në rajon.

Deklarimi i Escobar

Kosova e ka obligim të formojë Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, ndërkaq Serbia duhet t’i përmbush disa elemente siç janë njohja e tabelave të regjistrimit, letërnjoftimet "dhe disa gjëra të tjera". Kështu tha Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe të Eurazisë i ngarkuar me çështje të Ballkanit, Gabriel Esocbar, gjatë qëndrimit të tij në Podgoricë, ku edhe vlerësoi se “asnjëra palë nuk është duke e zbatuar marrëveshjen”. Ndonëse kohëve të fundit ishte rezervuar në dhënien e konstatimeve se kush-çka nuk po zbaton, Escobar tha se moszbatimi është i dypalshëm. Veç kësaj, ai tha se “nuk sheh asnjë arsye” që zbatimi i plotë i marrëveshjes të mos konkludohet “deri në fund të verës”.

Duke folur për agjencionin malazias të lajmeve "Mina" diplomati amerikan tha se "nuk sheh arsye" që deri në fund të verës implementimi i marrëveshjes të mos konkludohet. Sa i përket palës serbe, janë disa elemente që ajo duhet t'i përmbush: "njohja e tabelave të regjistrimeve, letërnjoftimet dhe disa gjëra tjera", u shpreh ai. Kosova, ndërkaq, duhet të formojë Asociacionin. "Më vjen keq, kjo nuk është pritshmëri. Është obligim", tha Escobar.

Që të dyja këto procese, ShBA pret që të ndodhin sa më parë. Escobar u shpreh optimist se qëllimi do të arrihet teksa u shpreh mirëbesues se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “mund të tregojnë guximin politik të nevojshëm për të ndërmarrë hapat e duhur”.

Qëndrimet e palëve rreth sekuencimit të zbatimit të marrëveshjes kanë mbetur në një ngërç të ri: Serbia, në njërën anë, që insiston që nuk i nënshtrohet obligmeve të zbatimit të marrëveshjes pa u themeluar Asociaconi – dhe, Kosova, në anën tjetër, që insiston që zbatimi të nis në tërësi pa u vënë (para)kushte në pjesë të caktuara të marrëveshjes siç është Asociacioni ose në atë që “binari i parë” duhet vendosur me pjesën e njohjes “de facto” për të vendosur njëkohësisht “binarin e dytë” që është Asociacioni ose Neni 7.

Gabriel Escobar dje gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara presin nga Kosova të paraqesin një draft-Statut për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe. “Kjo duhet bërë tash”, i tha ai televizionit publik . Ndërkaq sa i përket palës serbe, nuk specifikoi cilën-pikë duhet ta trajtojë në rend të parë, por tha se për të dyja palët është “urgjente është që të rifokusohen në normalizim, që të punohet për rikthim të serbëve në institucione dhe të fillojnë të mendojnë si t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre”./Nacionale/

Lajme të ngjashme