Murati viktimizohet pak: Ne kemi tentu të gjejmë forma, opozita po refuzon të zbatojë obligimet kushtetuese
Deputeti Hekuran Murati ka fajësuar opozitën për situatën aktuale.
Ai ka thënë se opozita po refuzon të zbatojë obligimet kushtetuese.
“Pritshmëritë si çdo herë, ideja që po mblidhemi në këto vazhdime është që të votohet kryesia e Kuvendit, që të themelohet, konstituohet Kuvendi, e të vazhdojmë me formimin e qeverisë. Këtë e parasheh Kushtetuta. Përkundër asaj që ne kemi zbatuar të gjitha obligimet e Kushtetutës, kemi parë që nga opozita, ose nuk kanë votuar, ose votojnë kundër, duke refuzuar obligimet kushtetuese”, tha ai.
“Po besoj që keni parë tentativat tona kanë qenë publike, transparente. Ne kemi tentu të gjejmë forma e mënyra të bashkëpunimit, kemi ftuar partitë që të diskutojmë.Ka parti që insistojnë në ndryshim të kandidatëve, apo si LDK-ja që refuzon pjesëmarrje në takime apo procese. Sot shpresojmë të ketë reflektim”, deklaroi ai më tutje.