Murati rreth reagimit të DASh-it për aksionin në veri: Po e shtrijmë ligjshmërinë
Policia e Kosovës njoftoi dje për një aksion në veri të vendit, ku u mbyllën gjashtë njësi të të ashuquajtures “Banka Postare Kursimore”, kanë bërë të ditur se janë konfiskuar prova materiale, në mesin e tyre euro, dinarë e dollarë. Departamenti amerikan i Shtetit reagoi lidhur me aksionin dhe moskoordinimin e tij, por ministri Hekuran Murati kë një përgjigje për këtë…
“Operacioni policor i realizuar sot në veri të vendit, ku u mbyllen gjashtë njësi ilegale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’, rezultoi edhe me konfiskimin e provave të ndryshme materiale siç janë;
Rreth 1.600.000 euro, rreth 74.700.000 dinarë, rreth 19.500 franga, rreth 13.800 dollarë amerikan, rreth 40 dollarë australian. Këto janë shumat që Policia e Kosovës i sekuestroi dje gjatë këtij aksioni.
Por, Departamenti amerikan i Shtetit, në reagimin rreth aksionit, shprehet i zhgënjyer se ‘nuk ishte i koordinuar’.
"I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që t'i kthehet angazhimit konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si kanali i duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të adresojë nevojat themelore të të gjithë qytetarëve të saj - duke përfshirë ato të minoritetit serb - të ndikuara negativisht nga ndryshimet e fundit në rregulloren për monedhat", thuhet në përgjigjen e DASh për Evropën e Lirë.
Ministri i brendshëm Xhelal Sveçla këtë aksion e ka quajtur vendosje të rendit dhe ligjit në atë pjesë të vendit.
Por, ministri i Financave Hekuran Murati, i pyetur sot nga gazetarët për moskoordinim me aleatët, tha si më poshtë:
“Duhet të sigurohemi që kush janë përfituesit fundorë dhe mjetet të përdoren për qëllime të ligjshme.
Dyshimi i bazuar ka qenë që është zhvilluar aktivitet pa licenca financiare.
Sa i përket reagimit, nuk jam në dijeni për detajet, megjithatë cdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë dhe shtrirjen e ligjshmërisë në cdo cep të vendit.
Këto zyre kanë fillu aktivitetin në vitin 2018, nuk është dicka që është trashëguar nga paslufta, por ka ndodhë gati gjashtë vite më herët dhe kanë zhvilluar aktivitetin në mënyrë të paligjshme dhe pa qenë të njoftuara organet e rendit”, tha Murati, shkruan Nacionale.
“Në lidhje me aksionin e djeshëm, është dyshimi i bazuar që aktivitete të tilla janë zhvillua rpa pasur licensën finacniare.
Sa i përket shumave që janë sekuestruar gjatë bastisjes, ato i takojnë një procesi gjyqësor, ato po besoj përfundojnë si prova dhe derivojnë tutje nga një proces gjyqësor”, tha ai.
Ramadani: Rikthimi i tensioneve në veri, gabim dhe i pakuptimtë
Burim Ramadani, opinionist i çështjeve të sigurisë, thotë se rikthimi i tensioneve të sigurisë në veri është gabim dhe i pakuptimtë.
Ai i referohet aksionit të djeshëm të Policisë në veri.
Ramadani shkruan:
“Rikthimi i tensionit të sigurisë në veri, gabim dhe i pakuptimtë!
Janë 1001 mënyra për të kryer operacione të sundimit të ligjit në veri pa rikthyer tensionet e sigurisë!
Mbajtja e situatës së tensionuar në veri nuk është në favorin e Kosovës, assesi! Dhe, sidomos tash pas disa shuplakave që mori Kosova nga partnerët ndërkombëtarë, sikurse ishte rasti i Këshillit të Europës!
Kujdesi strategjik i domosdoshëm”, shkruan Ramadani.