Murati për shtesat: 337 mijë fëmijë marrin shtesa çdo muaj
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka treguar se janë mbi 337 mijë fëmijë në Kosovë që marrin shtesa çdo muaj dhe se mjetet e tyre dalin në llogari të nënës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjithashtu janë 89 mijë e 241 gra që për herë të parë kanë hapur llogari bankare, si rezultat i pranimit të shtesave për fëmijë, dhe se janë mbi 5 mijë gra të punësuara përmes Masës 1.3.
“Janë 603 gra të punësuara përmes masës Qeveria për Familjet që me pagën që marrin janë burimi i vetëm i të ardhurave për familjet e tyre. Janë 1,401 vajza të punësuara përmes Superpuna apo praktikës në punë. Janë 44 biznese të grave pronare të mbështetura në zgjerimin e bizneseve të tyre. Fuqizimi i gruas deri në barazinë e plotë duhet të bëhet në secilën sferë të jetës, përfshirë edhe qasjen në financa dhe në tregun e punës”, ka shkruar Murati në Facebook.
