Shtesat dolën pjesërisht, Hekuran Murati sqaron situatën - NACIONALE

Shtesat dolën pjesërisht, Hekuran Murati sqaron situatën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se punëtorëve të sektorit publik sot i janë ekzekutuar nga 50 euro në kuadër të Pakosë për Përballje me Inflacionin për muajin tetor.

Murati përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se nesër punëtorëve të sektorit publik i dalin shtesat e muajit shtator.

Në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, është edhe masa mbështetëse për sektorin publik që parasheh shtesën prej 50 euro/muaj, duke filluar nga muaji shtator. Sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor. Kurse nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator”, ka shkruar ai.

Ministri i Financave ka bërë të ditur se shtesa paguhet veçmas pagës, dhe llogaritet si subvencion i patatueshëm, pra neto.

Lajme të ngjashme