Murati-opozitës: Jeni befasuar nga marrëveshja, iu deshën tre ditë për të kërkuar diskutim
Në Kuvend është duke vazhduar seanca ku po diskutohet dialogu me Serbinë, në veçanti takimi i 27 shkurtit.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, fjalën e ka nisur me kritika ndaj opozitës, duke thënë se kanë pritur që kryeministri të vijë me një marrëveshje të keqe.
“Sipas mendimit tuaj kanë qenë dy mënyra, o me sharru në humnerën që ju e keni shti Kosovën, ose me i thënë jo marrëveshjes potenciale, e me ardh pastaj me sha jeni kundër Amerikë, kundër aleatëve,” –ka thënë Murati,
Ai më tej ka shtuar se opozita janë të vetëdijshëm sa keq e kanë lënë situatën.
“Jeni të vetidjshem sa keq e keni lënë situatën. Jeni befasu nga marrëveshja, u deshën tri ditë që të kërkoni diskutim për këtë temë,”- ka thënë më tej ai.
Murati ka shtuar se gjithë fjalimet e deputetëve gjatë seancës që është duke u mbajtur kanë qenë për shkaqe teknike dhe nxjerrje të fjalëve jashtë kontekstit.
“Folët vetëm për çështje teknike, nxjerrje të fjalëve jashtë konteksit të disa neneve,”- ka thënë ai.
