Murati: Numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë në Kosovë po rritet - NACIONALE

Murati: Numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë në Kosovë po rritet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook ka thënë se numri i bashkatdhetarëve që po vijnë në Kosovë për të investuar e punuar po rritet dita e ditës.

Ministri, duket se është i kënaqëur me trendin, teksa ka shtuar se “bashkatdhetarët tanë e njohin potencialin zhvillimor të vendit më mirë se cilido investitor tjetër i huaj.”.

E plotë:

Numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë po rritet dita ditës. Këtë e shohim pothuajse në të gjithë sektorët - duke filluar nga shërbimet digjitale, energjia e ripërtërishme, e deri te bujqësia.

Së shpejti do të lansojmë një instrument të ri që do të mundësojë katalizimin dhe rritjen e mëtutjeshme të investimeve të mërgatës sonë në atdhe.

Sepse bashkatdhetarët tanë e njohin potencialin zhvillimor të vendit më mirë se cilido investitor tjetër i huaj.

Qeveria për zhvillim!

Lajme të ngjashme