Murati me fotografi "ilustrative": Shpresoj që edhe hetuesia e prokuroria t’i kenë parë videot
Rrahja e djeshme në Kuvend, tashmë po trajtohet nga organet e drejtësisë. Minisri i Financave Hekuran Murati e deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, tashmë po japin versionet dhe intepretimet e tyre në lidhje me ngjarjet.
Avokati i Lushtakut Faton Fetahu ka thënë se Lushtaku ishte në vendin e tij të punës dhe është vetëmbrojtur. Në anën tjetër Hekuran Murati, ka paraqitur një fotografi nga momenti kur Lushtaku filloi veprimin e tij politik, kur niset drejt Kurtit e Bislimit. Sipas Muratit në këtë fotografi ilustrohet edhe e vërteta e ngjarjes, sepse sipas tij PDK ishte e organizuar në këtë veprim.
E Plotë:
Se a ishte rasti i djeshëm vetëm aksion simbolik e spontan i një deputeti, apo veprim i paramenduar e i planifikuar nga PDK, e dëshmon fotoja më poshtë.
Se kush kë e sulmoi, qytetarët e kanë parë në video. Shpresoj që edhe hetuesia e prokuroria të kenë parë videot e njëjta që panë qytetarët.
A, nëse i keni dëgjuar mbrëmë analistët nëpër studio dhe deputetët që më sulmuan, edhe mund të krijohet përshtypja se deputetin Lushtaku e sulmuam nga ulësja e qeverisë e ai u vetëmbrojt te ulëset e qeverisë. E me të parë Mërgimin teksa vetëmbrohej, Hajdar Beqa e Bekim Haxhiu u nisën nga fundi i sallës me vrap drejt nesh, që të vetëmbroheshin edhe ata.