Murati lavdërohet: S’ka asnjë qeveri në rajon që ka ndërmarrë kaq shumë masa për mbështetjen e qytetarëve - NACIONALE

Murati lavdërohet: S’ka asnjë qeveri në rajon që ka ndërmarrë kaq shumë masa për mbështetjen e qytetarëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Hekuran Murati, ministër i Financave, është lavdëruar goxha shumë në lidhje me çështjen e inflacionit.

Duke e shpërndarë një grafikë, Murati tha se nuk ka asnjë qeveri tjetër në rajon që ka “ndërmarrë kaq shumë masa për mbështetjen e qytetarëve e bizneseve për përballjen e inflacionit”.

Tutje, ai ka kritikuar LDK-në në lidhje me dërgimin e ligjit për çmimet tavav në Gjykatë Kushtetuese.

“Kemi miratuar edhe Ligjin për Çmimet Tavan, por që LDK në shërbim të supermarketeve e bllokoi në Gjykatë Kushtetuese.

Nuk ka asnjë qeveri në rajon që ka ndërmarrë kaq shumë masa për mbështetjen e qytetarëve e bizneseve për përballjen me inflacionin” – ka shkruar Murati, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme