Murati: Kurti do të konfrontohet edhe me Bidenin, e harroi Luginën
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka komentuar përplasjet e kryeministrit Kurti me zyrtarët amerikanë.
Me anë të një postimi në Facebook, Murati ka paralajmëruar konfrontimin r kryeministrit Kurti me presidentin amerikan Joe Biden.
Tutje, ai ka komentuar injorimin e Lugines së Presheves në gjithë këtë situatë të krijuar së fundmi.
“Ende ka shumë për t'u parë. Pa konfrontim me Bidenin nuk shkohet në fazën e ardhshme të shpërfaqjes së egos. Sa për Kosovën, shqiptarët, jetët e çdo qytetari të këtij vendi, veriun e mos të flas për Kosovën Lindore e cila në thelb është interesi ynë jetik, nuk brengoset as një grimë fatkeqësisht. Ato janë vetëm instrumente në funksion të popullizmit dhe egos së "njëshit"”, ka shkruar Murati.
