Murati harron përdredhjet e numrave nga pushteti, akuzon LDK-në për propagandë - NACIONALE

Murati harron përdredhjet e numrave nga pushteti, akuzon LDK-në për propagandë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se tash e disa ditë, Lidhja Demokratike e Kosovës janë duke dredhë numra e grafikona, vetëm e vetëm që t’i bindur ndokë që rrenat e tyre janë të vërteta.

Murati këtë reagim e bëri pas një video të publikuar nga kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Në reagimin e tij Murati tutje ka thënë se kjo çfarë po bën LDK-ja është vetë definicioni i propagandës.

Janë çu i madh e i vogël në LDK tash e disa ditë duke dredhë numra e grafikona, vetëm e vetëm që t’a bindin ndokë se rrenat e tyre janë të vërteta. Në fakt, kjo çfarë po bën LDK-ja është vetë definicioni i propagandës - që një rrenë duhet të përsëritet mjaftueshëm derisa të fillojë të bëhet e besueshme. Për investimet kapitale, të vërtetën e thotë raporti zyrtar financiar, i cili edhe auditohet - investimet kapitale buxhetore për vitin 2023 janë 561 milionë euro.” – ka shkruar Murati.

Ai tutje ka thënë se Abdixhiku po mundohen që kjo nuk qenka e vërtetë.

Lumiri në anën tjetër po mundohet të na bindë që kjo nuk qenka e vërtetë sepse sipas tij ne i paskemi llogaritë edhe investimet e realizuara nga komunat, e që sipas tij “shumica udhëhiqen nga LDK-ja”. E para, investimet kapitale buxhetore çdoherë llogariten duke përfshirë të gjitha nivelet. Për analiza më të detajuara, mund edhe të bëhet zbërthim në mes të nivelit qendror a lokal, e madje edhe njësi për njësi. Ju mund të bëni çfarëdo zbërthimesh që doni, përderisa e shpalosni saktë se çfarë shifra po prezantoni. Por kushdo që thotë se investimet kapitale buxhetore për vitin 2023 nuk janë 561 milionë euro, po e thotë të pavërtetën.” – ka shkruar ai.

Murati i ka reaguar Abdixhikut edhe për tenderët njëburimor, duke thënë se tenderë sekret” a “tenderë njëburimorë” as nuk ekzistojnë në ligj.

Për tenderët, të vërtetën e thotë ligji për prokurim publik, më saktësisht nenet 34 dhe 35 për Kontratat me Negocim Direkt. Pra secili prokurim me negocim direkt e ka bazën në ligj. Por Lumiri, flet për “tenderë sekret” a “tenderë njëburimorë” vetëm e vetëm që të krijohet përshtypja tek qytetari që nuk e njeh ligjin e prokurimit, se paska diçka në këtë far pune. Mirëpo Lumiri ka mjaftueshëm njohuri sa ta dijë që këto shprehje “sekret” e “njëburimorë” as nuk ekzistojnë fare në ligj, dhe as nuk përshkruajnë saktë kontratat e negociuara, sepse mund të ketë negocim edhe me më shumë se një operator. Dhe megjithatë Lumiri i përdorë këto shprehje. Pra çfarë tjetër mund t’i thuhet kësaj, kur dikush qëllimshëm mundohet të deformojë të vërtetën, përveçse propagandë Lumir?!” – ka shkruar Murati ndër të tjera në Facebook.

“Nuk bën kështu, Lumir. Kjo do të të falej nëse garon për kryetar klase, por kjo nuk është e denjë për dikë që pretendon të garojë për kryeministër.”

Lajme të ngjashme