Murati edhe e lut edhe e sulmon opozitën për marrëveshjet ndërkombëtare, harron kushtin e tyre - NACIONALE

Murati edhe e lut edhe e sulmon opozitën për marrëveshjet ndërkombëtare, harron kushtin e tyre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati, edhe e ka lutur edhe e ka sulmuar opozitën për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Murati përmes një shkrimi në Facebook, fillimisht ka kritikuar partitë opozitare që nuk po i votojnë disa marrëveshje ndërkombëtare, të cilat sipas tij, kapin vlerën e rreth 150 milionë eurove.

Ai ka thënë se kundërshtimi i projekteve është “përtej çdo logjike”.

Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare për kalimin e të cilave nevojiten 80 vota në Kuvend, tash e disa muaj është bllokuar nga opozita. Njëri nga projektet që po pret dritën e gjelbër të Kuvendit, është edhe ai për Ngrohjen Qendrore Solare. Ky projekt mundësohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për ndërmarrjen publike Termokos, dhe ka për synim shtimin e kapaciteteve gjeneruese, por edhe kyçjen e lagjeve tjera të Prishtinës në rrjet të ngrohjes. Konkretisht, projekti parasheh shtimin e kapacitetit gjenerues të Termokosit për edhe 30 MË gjenerim shtesë, si dhe zgjerim të rrjetit të ngrohjes edhe për lagjet Arbëri, Tophane, Mat, e Qendër. Në total projekti parashihet të jetë mbi 80 milionë euro, dhe shumicën e financimit si Qeveri e kemi siguruar të jetë grant nga BE dhe nga Qeveria Gjermane.” – ka shkruar Murati.

Kundërshtimi i këtij projekti nga opozita, është përtej çdo logjike. Ka edhe marrëveshje tjera të ngjashme siç është ajo për nënstacionet e KOSTT në vlerë prej 25.5 milionë euro (plus 9 milione euro tjera grant ne pritje), apo marrëveshja me OFID në vlerë 40 milionë USD, që poashtu presin për dritën e gjelbër të Kuvendit. Pra janë mbi 150 milionë euro në pritje për të marrë dritën e gjelbër nga Kuvendi.” – ka thënë ai.

Tutje, ai ka lutur opozitën që t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, duke kërkuar që ata të heqin doë nga “inatet politike”.

Ka shumë mënyra për të bërë opozitë. Mirëpo bllokimi i marrëveshjeve që janë në të mirë të qytetarëve nuk do duhej të ishte njëra nga to. Andaj, lus deputetët e opozitës që të heqin dorë nga inatet politike dhe të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat hapin rrugë për realizimin e projekteve të rëndësishme.” – përfundon shkrimi i Muratit.

Në anën tjetër, partitë opozitare, kanë thënë se do të bllokojnë marrëveshjet ndërkombëtare derisa qeveria të mos i bllokojë të hyrat vetanake të komunave.

Të hyrat vetanake të komuave është kërkesa kryesore e opozitës për votimin e këtyre marrëveshjeve.

Lajme të ngjashme