Mungon VV-ja, Konjufca e shtyn për të hënën vazhdimin e seancës së sotme
Deputetët e VV-së nuk janë kthyer në sallën e Kuvendit pas pauzës për të vazhduar seancën e sotme.
Kjo ka bërë që kryeparlamentari Konjufca vazhdimin e kësaj seance ta shtyjë për të hënën.
“Me sa po e shoh, mazhoranca nuk po merr pjesë në këtë seancë dhe ora shkoi mbi 20 minuta përtej asaj se kur e kemi thirr këtë që të vazhdojë në orën 14:00. Propozoj pra që që të vazhdojë kjo të hënën, ditën e hënë në orën 12:00, pasi ta kryejmë mbledhjen e kryesisë”, ka thënë Konjufca.