Mungesa e oksigjenit, nis hapja e dritareve në Pallatin e Drejtësisë - NACIONALE

Mungesa e oksigjenit, nis hapja e dritareve në Pallatin e Drejtësisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Punonjësit në Pallatin e Drejtësisë që disa kohë janë ankuar për mungesën e theksuar të oksigjenit në atë ambient.

Në fotot e siguruara nga “Betimi për Drejtësi”, shihen skelet e vendosura në objektin e Pallatit të Drejtësisë. Përmes këtyre skeleve do të mundësohet hapja e dritareve.

Si pasojë e mungesës oksigjenit disa punonjës aty po i realizojnë aktivitetet e punës me orar të shkurtuar nga 08:00 deri në 12:00.

Ndërsa, gjatë verës punëtorët kanë deklaruar se temperaturat brenda ambienteve të tyre të punës kanë shkuar deri në 40 gradë Celsius./BetimipërDrejtësi/

Lajme të ngjashme