“Mund të nxis sulme ndaj gazetarëve”: Vela nga Presidenca sulmonte edhe më herët mediat në Kosovë
Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sulmoi sot mediat në vend, anise tentoi të shfajsohej pak më vonë. Shkrimi i tij në Tëitter, i cili u cilësua si i rrezikshëm dhe i papranueshëm, erdhi pas raportimeve se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë shefen e tij nga pozita. Kjo nuk është hera e parë që ai etiketon gazetarët. Çka kishte deklaruar më herët?
Nacionale pak më herët raportoi se pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila mund t’i shpallë si jolegjitimë dy deputetë të komuniteteve pakicë joserbe, pozita e presidentes Osmani nuk rrezikohet.
Megjithatë, raportimet e mëhershmë nëpër media se ekziston mundësia që të ndodhë një gjë e tillë, duke cituar lajmin e publikuar nga “Gazeta 10”, duket se e nervozuan Velën.
“Tentim-puç”
Nervoza e Velës me këto raportime, duke se arriti deri në atë pikë saqë ai të shpërthente me akuza ndaj mediave vendore.
Ai madje, cilësonte këto raportime edhe si “tentim-puç”.
“Pra, kjo është përpjekje për ndikim të vendim-marrjes gjyqësore dhe tentim-puç ndaj institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës, dhe si e tillë do të dështojë.” – kishte thënë ai mes tjerash.
Madje, ai pretendonte se e di edhe burimin ku thirrej medium, duke shkruar si vijon: “E kemi plotësisht të qartë se dezinformatat dhe propanda që bëhet gjoja duke u thirrë “në burime brenda Gjykatës”, janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi...”
Ndaj këtyre deklaratave, reagoi edhe AGK-ja duke cilësuar se gjuha e tij është e rrezikshme dhe e papranueshme, gjë e cila duket ta ketë shtyrë Velën që të tentojë të shfajësohet.
“…mediat e ish-regjimi Pronto”
Në vitin 2021, shefi i stafit të presidentes Osmani kishte bërë një tjetër reagim skandaloz ndaj raportimeve të mediave, në lidhje me një ftesë që ajo ua kishte bërë partive politike për konsultime.
“Per mediet e ish-regjimit Pronto: ftesa e Presidentes drejtuar partive per takim konsultativ s'paraqet vendim per shtyerje te zgjedhjeve. Andaj, mos perhapni te paverteta!” – kishte thënë ai në Twitter, në një shkrim që kishte marrë shumë reagime, e që ende ekziston në llogarinë e tij.
Per mediet e ish-regjimit Pronto: ftesa e Presidentes drejtuar partive per takim konsultativ s'paraqet vendim per shtyerje te zgjedhjeve. Andaj, mos perhapni te paverteta!
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) September 10, 2021
Takimi ka te beje me shqyrtimin e opinionit e rekomandimit te IKSHPK lidhur me procesin zgjedhor.#Kosova
Juristja e medias, Flutura Kusari, kishte bërë një reagim ndaj këtij shkrimi, duke thënë se deklarata të tilla janë të rrezikshme dhe mund të nxisin sulme ndaj gazetarëve.
“Fushata e tij e pandalshme për të denigruar mediat dhe gazetarët -platformat e të cilëve i shfrytëzonte kur i duheshin- është e rrezikshme dhe mund të nxisë sulme fizike ndaj gazetarëve. Mënyra se si ai komunikon me gazetarë -komunikim të cilin e kam parë dhe është publikuar- është ofenduese dhe nënçmuese.” – kishte thënë Kusari.
Madje, ajo kishte pasur edhe një porosi: “Nëse flas me gjuhë të presidentes: regjia, nalja Twitterin Blerim Veles!”
