Mujanoviq pasi Policia e Kosovës konfirmoi se është sulmuar: Nëse vazhdon kjo mund të ketë gjakderdhje
Politologu Jasmin Mujanoviq ka shkruar për zhvillimin e fundit në veri, pas konfimimit nga Policia e Kosovës se është sulmuar një veturë e saj dhe është lënduar një polic.
Ai ka thënë se “aktet e ‘vogla’ të dhunës po bëhen rutinë. Nëse kjo vazhdon, do të jetë çështje kohe para se të ndodh gjakderdhja e vërtetë dhe e cila do të precipitojë realitetet dhe pasojat e saj.”
Lajmi për lëndimin e zyrtarit të Policisë së Kosovës e konfirmoi Policia pas orës 00:00, derisa tregonte që vetura në fjalë ishte sulmuar nga një grup me armë të gjata. Vetura kishte pësuar dëme të konsiderueshme.
The security situation in Kosovo continues to deteriorate. "Small" acts of violence are now becoming routine. If this pattern continues, it will only be a matter of time before there is real bloodshed and that will precipitate its own realities and consequences. https://t.co/Jq6GMLK7IE
— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) December 9, 2022
Në anën tjetër, Serbia ka vazhduar me retorikën e saj të papranueshme nxitëse, me zyrtarin Petar Petkoviq që tha se Beogradi po shqyrtonte mundësinë që të fuste 1000 trupa të sigurisë në Kosovë.
Tensionet janë rritur sërish prej 6 dhjetorit, në përpjekjen e KQZ-së për të kryer detyrën zyrtare në organizimin e zgjedhjeve në katër komunat veriore me shumicë serbe.
