Muja për reciprocitetin: Meqenëse kemi pritur për 11 vjet, presim deri më 1 shtator - NACIONALE

Muja për reciprocitetin: Meqenëse kemi pritur për 11 vjet, presim deri më 1 shtator

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka folur rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës për shtyrjen një mujore të reciprocitetit me Serbinë për çështjen e dokumenteve të identifikimit.

Muja thotë se deklaratat që kanë ardhur nga Serbia kanë pasur qëllim që të sabotojnë dhe pamundësojnë zbatimin e marrëveshjes.

"Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës ka pasur dy deklarata ose një seri deklaratash që kanë ardhur nga Serbia, sidomos nga Vuçiq dhe Petkoviq edhe kanë dashtë me sabotu ose me pamundësu zbatimin e vendimit të qeverisë së Kosovës përmes organizimit të bandave kriminale në veri”, tha Muja në Debat Plus.

Ai shtoi se Qeveria ka dëgjuar këshillën amerikane dhe të BE-së sepse sipas tij, faktori ndërkombëtar ka nevojë për më tepër informacione “marr parasysh dezinformatave nga Serbia”.

“Në mënyrë që t’i kuptoj drejtë kërkesat e faktorit ndërkombëtarë që ka nevoj për ma tepër informacion, marrë parasysh shkallën e dezinformimit dhe deklaratat inflamatore që i k abo Serbia dhe potencialisht keqshfrytëzimin e tyre në dëm të Kosovës”, tha Muja.

Për deputetin Muja, meqenëse për zbatimin e reciprocitetit është pritur 11 vite, qeveria

“Zbatimi i këtij vendimi deri më 1 shtator, edhe ngjashëm si tek stikerat ku po ashtu kemi qenë të durueshëm, meqenëse kemi pitur që 11 vite jemi të gatshëm të presim deri më 1 shtator, mirëpo me 1 shtator të vitit 2022 të dy marrëveshjet do të zbatohen”, tha Muja.

Lajme të ngjashme