Ndalimi i qytetarëve dhe policëve të Kosovës, DASh: Veprimet e Serbisë dëmtojnë paqen dhe stabilitetin - NACIONALE

Ndalimi i qytetarëve dhe policëve të Kosovës, DASh: Veprimet e Serbisë dëmtojnë paqen dhe stabilitetin

1 javë më parë

nga NACIONALE

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka kritikuar Serbinë për ndalimin e qytetarëve të Kosovës dhe policëve nga komuniteti serb.

DASh ka vlerësuar se këto veprime të Serbisë janë përshkallezuese që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Ndalimet arbitrare apo padrejtësisht të gjata, posaçërisht nëse cak i tyre janë oficerët e Policisë së Kosovës, do të shihen si veprime përshkallëzuese që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin", k thënë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

Ndalimin e qytetareve të Kosovës dhe policëve e ka dënua edhe Bashkimi Evropian.

Sipas BE-së, me këto veprime Serbia e ka shkelura marrëveshjen për lëvizje të lirë.

Lajme të ngjashme