Muja me kërkesë në Kuvend: Të hapen shkollat, betejat politike i vazhdojmë
Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka folur në Kuvendin e Kosovës rreth grevës në arsim.
Ai ka kërkuar që mësimi të fillojë, e shkollat të hapen. Theksoi se betejat politike duhet të vazhdohen në platforma të tjera.
“Fëmijët e Kosovës janë bërë pre e negociatave jo 50 jo 100 euro. Mendoj që fëmijët e Kosovës duhet të kthehen në shkollë. Është e drejtë ligjore që shkollat të happen, e betejat tona politike t’i vazhdojmë në platforma të tjera”, tha Armend Muja, transmeton Nacionale.
Ai prezantoi edhe pakon kundër inflacionit të qeverisë.
“Kemi ndarë 100 euro për punëtorët e sektorit publik, studentët, pensionistët dhe do t’i subvencionojmë bizneset që ua rrisin pagat punëtorëve”, theksoi Armend Muja.