Muja: Kosova nuk e ka opsionin e zgjedhjes së ndërmjetësve, presim balancim të qasjes në dialog - NACIONALE

Muja: Kosova nuk e ka opsionin e zgjedhjes së ndërmjetësve, presim balancim të qasjes në dialog

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka bërë me dije se BE-ja nuk duhet t`i justifikojë pengesat që Serbia i vendos në procesin e dialogut të Brukselit.

Ai ka thënë se pret që procesi i dialogut Kosovë – Serbi të jetë më i balancuar.

Tendenca për të devijuar nga marrëveshja e 27 shkurtit mendoj se është kundër qëllimeve të vet Bashkimit Evropian. Përpjekja për të justifikuar pengesat që i qet Serbia për zbatimin e çfarëdo marrëveshje që nga viti 2011 nuk i ndihmojnë procesin. Ajo çka unë pres është që të ketë një balancim të qasjes në dialog dhe të ketë një përkushtim të palëve, përfshirë edhe BE-në për zbatimin pikë për pikë të marrëveshjes së Brukselit, ku njohja de-facto është në qendër”, ka thënë Muja për Kosovapress.

Ai ka theksuar se Kosova nuk e ka opsionin ndërrimin të ndërmjetësuesit në dialog.

Kosova nuk e ka opsionin e zgjedhjes së ndërmjetësve, në fakt Bashkimi Evropian është mandatuar edhe nga Asambleja e Këshillit të Sigurimit dhe po ndërmjetëson. Por ajo çka ne duhet të potencojmë është se ndërmjetësuesi Lajçak mos e ka tejkaluar linjën e kuqe të devalvimit të plotë si palë, duke u bërë dhe kohë pas kohe duke marrë pozicione të Serbisë. Mendoj se ky dialog nuk i kontribuon tejkalimit të ngërçit dhe as arritjes së marrëveshjes dhe paqes në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Muja.

Lajme të ngjashme