Muja i VV-së reagon pas lirimit të njërit nga serbët: Vendim i gabuar nga ana e gjyqtarit - NACIONALE

Muja i VV-së reagon pas lirimit të njërit nga serbët: Vendim i gabuar nga ana e gjyqtarit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka reaguar pas lirimit të Nemanja Vlaskoviq, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në pjesën veriore të Kosovës.

Muja ka thënë se lirimi i Vlaskoviq është tërësisht vendim i papranueshëm dhe i gabuar nga ana e gjyqtarit.

Ai tutje ka thënë se Vlaskoviq që së fundmi ka sulmuar gazetarët ka edhe dosje të thukët kriminale.

Vetëm njëri prej të liruarve në dorëzani, Nemanja Vlaskoviq, që së fundmi ka sulmuar gazetarët ka dosje të thukët kriminale. Ai përveç tjerash ka punuar në komunën paralele të Leposaviqit. Po ashtu ai është pjesë e grupit kriminal ‘’Udarna Ekipa’’, që merren me sulme të befasishme me mjete të forta dhe shpërthyese ndaj PK-së, Qeverisë etj. Po ashtu i dyshohet edhe për vepra tjera. Është tërësisht i papranueshëm dhe i gabuar një vendim i tillë nga ana e gjyqtarit kur ka pasur qindra opsione tjera të parapara me Kodin Penal.” – ka shkruar Muja.

Lajme të ngjashme