Muhaxheri thotë se Sveçla po koordinohet me ministrin e MUP-it serb: S'ka arrestime për armatim - NACIONALE

Muhaxheri thotë se Sveçla po koordinohet me ministrin e MUP-it serb: S'ka arrestime për armatim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Pejës njëherit nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, thotë se Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçal, koordinohet me Serbinë.

Këtë deklarim Muhaxheri e bazon mbi faktin se deri më tani nuk ka asnjë të “burgosur” për armatimin që kapet në veri.

Ai ka thënë se Sveçla po koordinohet me ministrin e Punëve të Brendshme në Serbi.

Çdo të dytën ose tretën javë del në televizion dhe thotë se është zënë ky armatim. A e ka burgos vetëm një njeri me atë armatim? A duhet të mendohet pak se ngadalë se ky qenka duke u koordinuar me ministrin e Punëve të Brendshme në Serbi.” – ka thënë ai në Klan Kosova.

Ai prej atje po i lajmëron shko në qet shpi se ka armatim” – ka thënë tutje ai, duke shtuar se “qysh është e mundur që s’ka të arrestuar” dhe se po bëhet për fushatë elektroale.

Më tej, ai ka thënë se nuk është pishman që e ka krahasur Qeverinë Kurti me kriminelin serb Sllobodan Millosheviq.

Lajme të ngjashme