Muharremi: Me mesataren 150 EUR për MWh, Kosova importoi rreth €25,5 milionë më shumë, vetëm në prill
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), të bërë të ditura nga njohësi i ekonomisë, Shenoll Muharremi, Kosova është përballur me një rënie të ndjeshme të prodhimit vendor të energjisë gjatë muajit prill 2025, duke detyruar shtetin të mbulojë mungesën përmes importeve me kosto të lart.
Me një çmim mesatar prej 150 euro për MWh, Kosova, sipas Muharremit, ka shpenzuar rreth 56.6 milionë euro vetëm gjatë prillit për importin e energjisë elektrike.
Postimi i plotë:
Sipas të dhënave zyrtare, më shumë kemi importu energji sesa që ka prodhu KEK në prill 2025.
a. 321,834 MWh janë prodhu nga termocentralet (KEK ka prodhu -211,832 më pak sesa muajin e prill të vitit të kaluar). Kjo i bie një rënie në prodhim për rreth 40% më pak.
b. Janë importu 377,080 MWh. Kjo nënkupton që kemi importuar 170,114 MWh apo 82.19% me shume se prillin e vitit të kaluar.. si pasojë e mos gjenerimit nga prodhimet vendore.
c. Me një mesatare prej 150 EUR për MWh janë importuar rreth €25,517,100 më shumë, vetëm në prill.
d. Vlera totale e import për prill, nëse llogaritet me vlerën mesatare 150 EUR për MWh, është rreth €56,562,000.
Burimi: ASK