Muharremi: LDK, partia me potencialin më të madh të rritjes nga niveli i 2021-ës në Fushë Kosovë
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është partia me potencialin më të madh të rritjes në Fushë Kosovë nga niveli i vitit 2021 në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sipas njohësit të ekonomisë, Shenoll Muharremi.
Sipas Muharremit, Fushë Kosova "është një nga komunat që ka gjasa me pas rritje të numrit të votuesëve dramatikisht për shkak të rritjes së numrit të banorëve (përjashtim si rast)."
Ai parashikoi rreth 25 deri në 28 mijë votues potencial, në një dalje prej rreth 830 mijë votues në zgjedhjet e 9 shkurtit.