Muharremi: Kurti po do paqe, po thotë jam si Ibrahim Rugova e Hashim Thaçi - NACIONALE

Muharremi: Kurti po do paqe, po thotë jam si Ibrahim Rugova e Hashim Thaçi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka bërë me dije se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po dëshiron paqe.

Ai ka thënë se shkuarja e kryeministrit Kurti në takimin e Brukselit nga Vatikani, tregon mesazh paqeje.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me veprimet e fundit shefi i ekzekutivit po tregon se është si Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi.

Albin Kurti po dëshiron paqe. Sapo e pashë me atin e shenjtë në Vatikan. Parase me shku në Bruksel, e komunikon një mesazh të fortë për paqe. Po thotë "unë jam si Ibrahim Rugova" paqësor. Apo si Hashim Thaçi "iam not a problematic guy". Policinë ka fillu me kthy, zgjedhjet është pajtu me i mbajtë. Lulzimi së shpejti i kthehet familjes. Ai tashmë ka kuptuar gabimet dhe po reflekton dhe po tenton të rikuperohet. Mos e nënçmoni, ai ndonjëhere me duket sikur Rugova e Thaçi bashkë, 2 in 1.”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme