Profesori i UP-së: Asociacioni të mos e sfidojë shtetin e Kosovës - NACIONALE

Profesori i UP-së: Asociacioni të mos e sfidojë shtetin e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori i Universitetit të Prishtinës Florent Muçaj, në një përgjigje për Gazetën Nacionale, ka thënë se drafti i cili po qarkullon për asociacionin, nuk duhet në asnjë mënyrë të cenojë kushtëtutshmërinë, si dhe duhet të jetë i kontrollueshëm nga organet qendrore.

Nuk duhet të sfidohet parimi i shtetit unitar, ka thënë ndër të tjera Muçaj.

Përgjigjja e tij:

“Asociacioni i komunave me shumice serbe eshte nje obligim i marrveshjes se vitit 2013.

Me rastin e krijimit eventual te tij, duhet te kihet parasysh marreveshja e 2013 si dhe aktgjykimi i Gjykates Kushtetuese 2015.

Statuti i asocuacionit nuk guxon ne permbajtjen e vet te kete ceshtje qe Gjykata Kushtetuese i ka cilesuar si ne kundershtim me standardet kushtetuese. Ne asnje menyre statuti nuk mund te kete terma te atille qe Gjykata Kushtetuese i ka cilesuar si ne kundershtim me kushtetuten.

Mbi te gjitha duhet pasur parasysh qe asociacioni te mos jete i tille qe te sfidoje pushtetin qendror dhe shtetin e Kosoves. Pra te jete nje entitet i kontrollueshem kushtetutshmerisht nga mekanizmat kushtetues dhe ligjor ne fuqi, perkitazi me qeverisjen lokale.

Gjithashtu e gjithe struktura e asociacionit duhet te jete kushtetutshmerisht dhe ligjerisht e kontrollueshme nga institucionet tona, ne menyre qe te mos lejohet qe asociacioni te shenderrohet ne nje mekankzem qe sfidon parimin e shtetit unitar.”

Lajme të ngjashme