MPB me njoftim: Njësitet profesionale po vazhdojnë angazhimin me pompa për largimin e ujit - NACIONALE

MPB me njoftim: Njësitet profesionale po vazhdojnë angazhimin me pompa për largimin e ujit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka dalur me një njoftimin sa i përket reshjeve të dendura atmosferike në Kosovë të cilat kanë shkaktuar vërshime dhe përmbytje.

komunikatën e MPB-së, thuhet se bazuar në mbledhjën e raporteve periodike të të gjitha institucioneve relevante, pas ndaljes së reshjeve të shiut, Kosova ka kaluar natë të qetë, por me intervenime të ndryshme në zona të caktuara.

Siç theksohet në komunikatë, njësitet profesionale të AME-së po vazhdojnë angazhimin me pompa për largimin e ujit në shtëpitë dhe në zonat ku ka pasur përmbytje nga vërshimet.

Aktualisht, po intervenohet edhe në infrastrukturën e prekur nga vërshimet në mënyrë që shërbimet dhe qarkullimi për qytetarët të normalizohet. Në fokus vazhdojnë të jenë kërkesat dhe nevojat e familjeve që janë evakuuar dy ditët e fundit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Tutje, thuhet se Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të vazhdojë koordinimin ndër-institucional me qëllim të reagimit në rastet e nevojshme dhe ndaj kërkesave të mundshme që do i pranojë nga Komunat dhe nga qytetarët.

Lajme të ngjashme