Moti sot në Kosovë
Kosova sot pritet të ketë mot kryesisht me diell dhe temperatura pranverore, megjithëse mëngjesi do të jetë i ftohtë, me ngrica lokale.
Temperaturat do të lëvizin nga -2 gradë Celsius minimalja deri në 16 gradë maksimalja.
Në Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mali i Zi pritet stabilitet i plotë atmosferik.
Mëngjesi do të shoqërohet me ngrica të izoluara, ndërsa dita me diell dhe mot të ngrohtë.
Në disa zona të Shqipërisë do të ketë më shumë vranësira, por pa reshje.
Java nis pa reshje, me shtim të vranësirave. Të martën dhe të mërkurën mund të ketë reshje lokale shiu dhe bore në zonat malore, sipas MeteoBallkan.