Mot i ngrohtë në Kosovë, temperaturat sot arritën deri në 24 gradë Celsius - NACIONALE

Mot i ngrohtë në Kosovë, temperaturat sot arritën deri në 24 gradë Celsius

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së premte në vendin tonë ka mbizotëruar mot i ngrohtë dhe me diell.

Sipas Prishtina Weather temperaturat më të larta, 24 gradë Celsius, janë shënuar në Prizren, Kamenicë dhe Gjilan.

Temperaturat 23 gradë Celsius janë shënuar edhe në aeroportin e Prishtinë.

Prishtina Weather ka njoftuar se temperaturat e larta sot janë shënuar edhe në rajon, ku 26 dhe 27 gradë Celsius janë shënuar në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Postimi i plotë:

24.03.2023 – Temperatura të larta në vend dhe rajon

Mot mjaft i ngrohtë mbretëroj sot në vendin tonë, por jo vetëm, edhe në rajon u regjistruan temperatura shumë të larta. Në vend temperatura prej 24.1C u regjistruan në Prizren, e 24C ishte edhe në Kamenicë por lokalisht edhe në Gjilan. Ndërkohë 23C arriti temperatura në aeroportin e Prishtinës.

Temperatura të larta u shënuan edhe në rajon, me temperatura maksimale edhe deri në 26C e 27C në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Temperatura më e lartë prej 27.2C u regjistrua në stacionin në Lloznicë të Serbisë, e 26.6C në Banja Llukë, BeH, dhe 26.8C në Sllavonski Brod, të Kroacisë.

Ndryshe nëse shkojmë prapa në kohë, më 24 mars të vitit 2017, 24.5C ishte temperatura më e lartë në aeroportin e Prishtinës, derisa në vitin 1977, pikërisht më këtë datë, 24 mars, në stacionin në Prishtinë ishte 26C. Temperatura më e lartë e regjistruar përgjatë muajit mars, ishte më 30 mars të vitit 1952, kur në Ferizaj u regjistrua temperaturë prej 30.5C, në Pejë 28.6C, e në Prishtinë 28.5C.

Lajme të ngjashme