‘Mos pritni që e verteta del vetiu’, ‘Prishtina s’po fle, jini të shkathët’: Dy konferenca betejë diplomacie Kosovë – Serbi - NACIONALE

‘Mos pritni që e verteta del vetiu’, ‘Prishtina s’po fle, jini të shkathët’: Dy konferenca betejë diplomacie Kosovë – Serbi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aty ku Kosova s’gëzon njohje të shtetësisë të vet “të jini të shkathët, sepse Prishtina nuk flen”.

Ishte ky urdhëri që kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, u dha tërë diplomatëve të shtetit të vet për të luftuar shtetësinë e Kosovës nëpër botë.

Këtë e bëri në Konferencën e Ambasasdorëve të Serbisë para pesë ditësh, ku përçoi urdhëra mobilizues në diplomacinë serbe për të qenë “më aktiv” në çështje që kanë të bëjnë me Kosovën.

Krejtësisht kundër Marrëvehsjes së Bruksel/Ohrit, ku obligohet të heq dorë nga sfidimi i shtetësisë së Kosovës, dhe të heq dorë përfundimisht nga pretendimet për të folur në emër të Kosovës në rrafshin e politikës së jashtme, Vuçeviq pjesë të madhe të adresimit të vet ia kushtoi pikërisht këtij dimensioni.

Prishtina nuk flen asnjë ditë të vetme”, tha Vuçeviq, ku kërkoi prezencë kundërshtuese diplomatike serbe “në Greqi në veçanti”.

Por, edhe në Kinë. Sepse gjatë vizitës time, unë pash sa aktivë janë ata atje dhe po provojnë të mbërrijnë bashkëbisedues në një vend miqësor të Serbisë...Ata që punojnë kundër interesave tona nuk flejnë, neve na duhet të jemi vigjilentë dhe ofansivë e të mos qëndrojmë të heshtur”, tha Millosh Vuçeviq.

Serbinë e luftën e saj ndaj Kosovës e pati kryefjalë, në anën tjetër, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, saktësisht në ngjarjen homologe: Konferencën e Ambasadorëve të Kosovës.

Kurti iu drejtua diplomatëve kosovarë që shërbejnë anembanë botës të kenë vëmendjen në këtë rrafsh, e të jenë aktivë e të shpejtë në reagim.

Me mbështetje të hapur nga Rusia, ajo ka ngritur një rrjet narrativash të rreme që synojnë të dëmtojnë shtetin tonë dhe të pengojnë përparimin tonë drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.

Ju duhet të veproni me vendosmëri dhe qartësi, dhe të jeni të shpejtë në reagime. Për secilën gënjeshtër që shpërndan Serbia apo elementet e saj, ne duhet ta kemi të gatshme të vërtetën, të vërtetën tonë”.

“Në këtë pikë duhet të jeni edhe aktivë edhe proaktivë dhe të kontribuoni në përgjigjet e shpejta që duhet të thuhen. Ju e dini që sot kemi një betejë të narrativave, e në këtë betejë koha dhe profesionalizmi janë armët kyçe”, tha Albin Kurti.

Kurti kërkoi nga diplomatët të shkunden nga rehatia e të qartësojnë të vërtetën dhe veprat e vendit....”sepse nuk mund të presim që e vërteta të dalë vetvetiu spontanisht”.

“Çdo ngjarje, çdo reformë dhe çdo hap përpara që bëjmë duhet të bëhet i njohur menjëherë, sepse nuk mund të presim që e vërteta të dalë vetvetiu spontanisht. Ju duhet të kujdeseni që ajo të dëgjohet dhe të mbërrijë aty ku duhet”, tha ai.

“Të gjithë e dimë që e vërteta fiton në fund, por më mirë është kur fiton më herët sesa në fund. E vërteta është në favorin tonë”, shtoi Kurti.

Lajme të ngjashme