“Mos ia merrni fytyrën Kosovës”: VV-ja e vazhdon praktikën e “përvetësimit” të projekteve të BE-së, heq nga afishet logot e donatorëve
Lëvizja Vetëvendosje po e vazhdon praktiken e përvetësimit të projekteve të Bashkimit të Bashkimit. Në mungesë të projekteve vetanake të Qeverisë Kurti në fusha të ndryshme, partia në pushtet po mundohet t`i paraqes si të Qeverisë projektet që janë të BE-së ose mbështeten nga mekanizmat ndërkombëtarë.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe dje kur projektin e Komisionit Evropian për modernizimin e sistemit të ujitjes Radoniq-Dukagjin e ka paraqitur si punë të Qeverisë së Kosovës.
Kjo nuk është hera e parë që partia në pushtet tenton të përvetëson një projekt të BE-së. Një gjë të tillë e ka bërë edhe para një viti, kur e subvencionimin e pajisjeve efiçente për ngrohje, që ishte përkrahet nga Bashkimi Evropian, e paraqiste si projekt të partisë.
Këtë praktike manipuluese e ka praktikuar edhe dje.
Projekti me vlerë 9.15 milionë euro, të financuar nga Komisioni Evropian dhe të zbatuar nga Banka Botërore, VV-ja e ka paraqitur si investim të Qeverisë Kurti.
Në njoftimin që është dhënë në profilin zyrtar të VV-së në “Facebook” nuk janë përmendur burimet e financimit të këtij projekti.
Madje, në fotografinë e publikuar në “Facebook”, VV-ja ka vendosur vetëm logon e partisë, duke shkruar “Qeveria për bujqësinë”.
Një veprim i tillë ka nxitur reagimin e analistit Shenoll Muharremi.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi e ka kritikuar partinë në pushtet duke thënë se një gjë e tillë nuk është etike.
Sipas tij, më këto verime VV-ja po i merr fytyrën Kosovës.
“Djem, ky nuk është një financim dhe punë e qeverisë. E kuptoj që është kohë zgjedhjesh, por nuk është hera e parë që përvetësohet investimi i tjerëve. Kjo është jo etike, tepër. Ju jeni zyre e komunikimit dhe ndoshta propagandës, por LVV besoj nuk janë hajna me ja përvetësu djersën dhe meritat e dikujt që të ndihmon. Mos ja merrni fytyrën partisë tuaj dhe Kosovës. Kur investon një mik i Kosovës, qytetarët tatimpagues të një vendi mik, ne duhet me qenë mirënjohës. Me ju thënë faleminderit dhe me tregu kush na ka ndihmu, jo me i mohu! Vet Kryeministri Albin Kurti ka deklaru sot se "..në Lugbunar, me rastin e nisjes së punimeve të projektit për modernizimin dhe përmirësimin e sistemit të ujitjes Radoniq-Dukagjin”, ka shkruar ai, duke kërkua nga partia në pushtet që të bëhet më serioze. “Projekti ka vlerë 9.15 milionë euro, është i financuar nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga Banka Botërore." E kjo i bjen sikur me të ndihmu dikush, me ta ndërtu shtëpinë, e ti me thënë 'vet e kam ndërtu' mos me përmend fare atë që të ka ndihmu. Nëse e qesim vetën në vendin e atyre që na kanë ndihmu kishim me thënë 'nuk po ju ndihmojmë më këtyre, se nuk po ta dinë për ndër'. Të bëhemi më serioz ju lutem, Kosova nuk është pronë e një partie, por e njerëzve të saj. Askush nuk duhet me bë veprime që e cenojnë dobitë e tjerëve e shumicës”, ka shkruar ai.
Ndryshe nga partia në pushtetit, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka treguar burimet e financimit të projektit.
“Sot së bashku me Kryeministrin Albin Kurti inauguruam inicimin e punimeve përmes projektit të IRIS-it/ grantit të financuar nga Komisioni Evropian dhe implementuar nga Banka Botërore dhe zbatuar nga MBPZHR për përmirësimin dhe rehabilitimin e sistemeve të ujitjes në Kosovë në vlerë prej 9,15 milionë euro”, ka shkruar Peci në profilin e tij në “Facebook”.
“Përvetësimi” i subvencionimit për pajisje efiçente
Edhe para një viti, Lëvizja Vetëvendosje kishte tentuar të bëj një manipulim me subvencionimin e pajisjeve efiçente për ngrohje.
Partia në pushtet subvencionimin e pajisjeve efiçente për ngrohje, i cili ishte përkrahur nga Bashkimi Evropian, e kishte paraqitur vetëm si projekt të Qeverisë.
Në profilin e zyrtar në “Facebook”, VV-ja kishte vendosur një afishe ku tregohej se cilat pajisje do të subvencionohen, por nuk tregohej se nga kush do të subvencionohen ato.
Ndonëse të gjitha të dhënat ishin marrë nga Ministria e Ekonomisë, në afishen partiake janë larguar logot e Qeverisë dhe të BE-së, të cilat tregojnë se kush e financon subvencionimin.
Në vend të logove të Qeverisë dhe BE-së ishin vendosur logo e partisë, duke lenë të kuptohet se subvencionimi do të behët nga partia.
Edhe atëherë verimi i VV-së kishe nxitur reagime të shumta në vend.
Ai ka thënë se me këto veprime VV-ja po tregon se është parti e turpit.
“Secili qytetar në Kosovë duhet me shku tek zyrja me e afertë të Partisë dhe me apliku për këto pajisje. Subvencionimi i turpit nga partia e turpit”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.
Qeveria Kurti në këtë mandat vazhdimisht është kritikuar për mungesë të investimeve kapitale.