"Morën përgjigjen e duhur": Lushaku thotë se dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga VV-ja - NACIONALE

"Morën përgjigjen e duhur": Lushaku thotë se dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga VV-ja

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka komentuar zërat për tentimet e mundshme nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje për të tërhequr deputetë në funksion të krijimit të një qeverie të re.

Ajo theksoi se në radhët e LDK-së nuk ekziston asnjë shqetësim lidhur me këtë çështje, duke shtuar se ata kanë marrë "përgjigjen e duhur".

“Jo nuk është diçka që e kemi as si ndjesi, përkundër faktit që kemi informacione që dy deputetë janë kontaktuar por që janë me qëndrime të qarta dhe jemi grup shumë kompakt politik me një shumicë të deputetëve të rinj që kanë hyrë për herë të parë, e dimë çfarë vlerash përfaqësojnë.” – tha ajo në RTV21.

Lajme të ngjashme