Momenti kur ish-nxënësja amerikane futet me armë të gjatë në shkollë dhe vret 6 persona - NACIONALE

Momenti kur ish-nxënësja amerikane futet me armë të gjatë në shkollë dhe vret 6 persona

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në medie është publikuar një video ku shihet sulmuesja Audrey Elizabeth Hale duke hyrë e armatosur në një shkollë fetare në Nashville të ShBA-së.

Ajo shihet duke qarkulluar fillimisht me një veturë përreth shkollës, pastaj i godet me plumba dyert në një hyrje të shkollës.

Sulmuesja shihet me një armë të gjatë në dorë dhe me një jelek të zi. Ajo hyn e del nëpër disa dyer në korridoret e shkollës.

Policët e qëlluan për vdekje sulmuesen. Policia lokale i identifikoi viktimat si Evelyn Dieckhaus, Hallie Scuggs, William Kinney, Cynthia Peak, Katherine Koonce dhe Mike Hill.

Duke e vajtuar sulmin, presidenti amerikan, Joe Biden, e përsëriti thirrjen e tij ndaj Kongresit për të miratuar një reformë domethënëse për kontrollimin e armëve, përfshirë vendosjen e ndalimit të armëve sulmuese.

Lajme të ngjashme