Moment prekës: Zjarrfikësit shpëtojnë një mace duke i dhënë oksigjen, pronarja qan - NACIONALE

Moment prekës: Zjarrfikësit shpëtojnë një mace duke i dhënë oksigjen, pronarja qan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pamje shumë prekëse po vazhdojnë që të publikohen në internet nga pasojat e tërmetit në Turqi e Siri. Përpos njerëzve, zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit po arrijnë që të shpëtojnë edhe kafshë.

Në një video të publikuar në Twitter, shihet se si zjarrfikësit kanë shpëtuar një mace, e cila dukej se ishte në gjendje të rëndë.

Fillimisht, një zjarrfikës shihet duke e shtypur macen në gjoks e duke e fërkuar, ndërsa më vonë kafshës së gjorë i jepet oksigjen përmes një bombole.

Një grua, me gjasë pronare e maces, shihet shumë e shqetësuar, duke qarë. Ajo më pas gëzohet, duke e mbajtur macen e shpëtuar në krahë.

Nuk dihet se ku saktësisht ka ndodhur kjo ngjarje, por pa dyshim se vepra e zjarrfikësve është për t’u vlerësuar lart.

Lajme të ngjashme