Molliqaj: Vizitat nga SHBA e BE thonë jo vetëm asociacion etnik, por edhe autonomi për veriun - NACIONALE

Molliqaj: Vizitat nga SHBA e BE thonë jo vetëm asociacion etnik, por edhe autonomi për veriun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se vizitat nga SHBA-ja dhe BE-ja thonë edhe autonomi për veriun përveç asosacionit etnik.

Sipas Molliqaj, pala kosovare nuk ka se si të mbrohet karshi kësaj pune.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti ka acarur raportet në vendet ku dihej që shteti i Kosovës nuk është i konsoliduar, dhe kështu shtyu situatën në skajin e saj të dëmshëm.

Nëse vërtet duam të flasim nën dritën e kompromisit në emër të zgjidhjes dhe marrëveshjes si mundësi, ajo ka një adresë të qëndrueshme dhe të sigurt: ripërcaktimin e kufirit, i cili ripërcakton edhe marrëdheniet mes dy vendeve. Tek pastaj mund të flasim në termat e paqes dhe barazisë”, ka thënë Molliqaj.

Lajme të ngjashme