Molliqaj në protestën kundër Gjykatës Speciale: “Liria mund të fitohet por duhet të mbrohet” - NACIONALE

Molliqaj në protestën kundër Gjykatës Speciale: “Liria mund të fitohet por duhet të mbrohet”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka nisur protesta e organizuar nga PSD me moton “Jo në emrin tim”. Kjo protestë ka mbledhur rreth vetës qindra protestues që po e i kundërshtojnë dënimet e Gjykatës Speciale.

Në fjalën e tij para protestuesve kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se krerët e UÇK-së që janë arrestuar po mbahen peng në Hagë.

Më lejoni t’i përshëndes krerët e UÇK-së që janë marrë peng në Hagë. Procesi i Speciales na ka nxjerr edhe një mësim shumë të rëndësishëm. Liria mund të fitohet por duhet të mbrohet. Ne s’jemi këtu për t’i dekoruar ata që e kanë kundërshtuar këtë Gjykatë as për t’i fajësuar ata që e kane votuar. Ata që e kanë votuar këtë gjykatë nën presionin për akuzën e trafikut të organeve sot duhet ta kundërshtojnë më shumë se ata që e kanë kundërshtuar në fillim”, ka thënë Molliqaj.

Për mbrojtjen e vlerave e luftës së UÇK-së Molliqaj ka thënë se të gjithë duhet të jenë të bashkuar.

Me votën e tyre është krijuar një monstrum. Ftesa jonë është e qartë. Duhet të bëhemi bashkë nëse e kemi njëmend mbrojtjen e UCK-së.. Ata që nuk i duan udhëheqësit nuk e duan UÇK-në”, ka thënë Molliqaj.

Kreu i PSD-së tha poashtu se duhet të ndërrohet juridiksioni i Gjykatës Speciale dhe sipas tij kjo është nevojë urgjente.

Duhet të ndërrohet juridiksioni i kësaj gjykate. Është moment urgjence, duhet të veprojmë tash”, ka shtuar tutje Molliqaj.

Lajme të ngjashme